Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova për në Serbi arrijnë deri në tre orë.
Pika kufitare më e ngarkuar është ajo e Jarinjes, ku sipas këtyre të dhënave, pritjet arrijnë deri në 180 minuta (tre orë).
Të ngarkuar janë edhe pikat kufitare në Merdarë, ku pritjet aty arrijnë deri në dy orë, si dhe ajo në Bërnjak deri në 50 minuta.
Sot (25.10.2026) në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme paralamentare, të tretat në pesë vjetët e fundit.
Në këtë zgjedhje, partitë shqiptare atje do të garojnë të bashkuar në një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”.
Sipas të dhënave të para të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), deri në orën 09:00 kanë votuar 12 për qind e votuesve, krahasuar me 5,2 për qind në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023. Ky vlerësim bazohet në të dhënat nga 750 vendvotime.
Vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00, ndërsa të drejtë vote kanë 6.450.523 qytetarë. Votimi po zhvillohet në 8.392 vendvotime, prej të cilave 93 ndodhen jashtë vendit.
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.