Disa protestues të rinj kanë marrë tasa me vete në protestën e ditës së pestë, raporton TCH .

Ata shpjeguan gjatë intervistës për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se pasi policia hedh granatën e gazit lotsjellës ata i vendosin tasin e madh të inoksit për të pasur mundësi ta largojnë, transmeton Sinjali.

Më pas i riu tregoi se këtë veprim e kanë mësuar në mënyrë rrethanore për të shmangur lëndimet nga gazi lotsjellës.

“E mësuam duke parë në mjete rrethanore. Kur hedhin gaz policia e përdorim”, u shpreh ai.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.