Analisti Dibran Hoxha, ka komentuar në “Pressing” të T7, zhvillimet në PDK, por edhe opozitën në përgjithësi.
Ai ka thënë se ka dallime mes strukturave lokale dhe atyre qendrore.
Tutje, ai tha se në një situatë tjetër, opozita më nuk e ka sigurt as fitoren në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Lipjan, etj.
“Struktura lokale më nuk i përgjigjet nivelit qendror se nuk beson që lidershipi është i duhur”.
“Nuk po e kuptojnë që janë duke humbur terren çdo ditë e më shumë, pra në një situatë tjetër këta nuk kanë me pas sigurt as Ferizajin, Prizrenin, Prishtinën e Lipjanin”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Burimi origjinal
- Gazeta Express: Hoxha: Në një situatë tjetër opozita s’ka me e pasë ma as Prizrenin, as Ferizajin, as Prishtinën, as Lipjanin
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.