Georgina pozon nga palestra, fiziku i saj merr gjithë vëmendjen
Georgina Rodriguez i kushton rëndësi të madhe formës fizike dhe këtë e ka dëshmuar edhe me paraqitjen e saj të fundit.
Bashkëshortja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, ka publikuar fotografi nga palestra, ku shihet gjatë rutinës së saj të fitnesit.
Në fotografitë e publikuara, Georgina ka ekspozuar fizikun e tonifikuar, duke marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, stërvitjet dhe jeta e saj private.
Ronaldo dhe Georgina, të cilët prej vitesh janë së bashku, muaj më parë kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në një ceremoni private.
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.