Një video e shkurtër në New York e ka kthyer kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, në temë diskutimi në Kosovë.
Krejt nisi me një pyetje të thjeshtë: “Me çka merresh?”
Atë ia bëri Feroz Khan Zadran, influenceri i famshëm që ndal kalimtarët dhe i interviston.
Pastaj tha se synimi i tij i ardhshëm është të bëhet kryeministër i Kosovës.
Ai e goditi edhe Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual “nuk po bën punë të mirë.”
Videoja menjëherë mori hov në rrjete dhe nxiti reagime.
Por kush është njeriu me mikrofon që e nxori këtë deklaratë?
Feroz Khan, i njohur në Instagram si @khann_journey, nuk e ka nisur karrierën si gazetar apo personazh televiziv.
Sipas biografisë në faqen e tij, ai ka studiuar infermieri, ka shërbyer në Policinë e New Yorkut dhe ka punuar edhe në arsim.
Ka folur gjithashtu për vështirësi financiare, përkujdesjen ndaj nënës dhe probleme shëndetësore.
Më pas nisi të bënte diçka fare të thjeshtë: dilte në rrugë, i ndalte njerëzit dhe i pyeste se si e fitonin bukën.
Pyetja e tij e famshme është: “What do you do for a living?” – “Me çka merresh për të nxjerrë jetesën?”.
Intervistat i bën kryesisht në Manhattan, sidomos në Bleecker Street.
Zakonisht nis me një kompliment për veshjen, pastaj pyet për punën dhe jetën.
Herë të tjera, biznesmenë apo emra të njohur të filmit dhe muzikës.
Në videot e tij janë shfaqur Jennifer Lopez dhe aktori Willem Dafoe.
Ai ka intervistuar edhe këngëtaren argjentinase María Becerra.
Intervista me Becerrën, në shkurt 2026, u bë lajm edhe në median argjentinase Infobae.
Khan ka mbi një milion ndjekës në Instagram, ndërsa videot e tij mbledhin miliona shikime.
Ai njihet edhe si “Mbreti i Bleecker Street”.
Rasti i Ramës tregoi se një intervistë rrugësh mund të sjellë edhe deklarata politike.
Një pyetje që zakonisht zbulon profesionin e një kalimtari, këtë herë zbuloi ambicien e Përparim Ramës: të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.