Edhe pse ishte raportuar se takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, do të niste rreth orës 12:00, një takim i tillë ende nuk ka nisur.

Kurti ndodhet ende në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po vazhdon punimet.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës do të takohet sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së e kanë lëshuar seancën rreth orës 12:15. Teksa po dilnin nga salla, është parë edhe një diskutim me tone konfrontuese mes deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, dhe kryeministrit Kurti.

Takimi Kurti-Hamza pritet të zhvillohet gjatë ditës, ndërsa në fokus të diskutimeve janë zhvillimet politike dhe çështjet që lidhen me seancën e sotme.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.