Gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një moment i pazakontë është kapur nga kamerat.

Derisa Policia e Kosovës po përdorte topin me ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve, në një moment uji goditi gabimisht edhe disa pjesëtarë të vetë Policisë.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë momentin kur pjestarët e policisë që ndodheshin në terren u përballën papritur me ujin e hedhur nga automjeti policor.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.