Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur një aksion në Prishtinë mbi dyshimet se 3 persona të dyshuar si pronarë të një ‘Call center’, kanë shkaktuar dëme materiale në shumë të konsiderueshme të pareve shtetasve suedez.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Burim Çerkini.

“Aksioni ka filluar që nga mëngjesi mbi dyshimet se disa persona si pronar të një ‘Call Centre’ kanë keqpërdorur shuma të konsiderueshme të parave, shtetasve suedezë të cilët janë viktima të rastit. Dyshimet fillestare kanë qenë për 3 persona”- ka thënë Çerkini për KALLXO.com .

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.