Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Lipjan, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë, të cilat janë regjistruar më 21 dhe 22 tetor 2026.

Sipas raportit policor, në Lipjan, dje, më 22.10.2026 një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër. E dyshuara është intervistuar në stacion policor dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Në Ferizaj, po ashtu një grua ka raportuar se është sulmuar nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Pejë, një grua është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka fyer një grua tjetër dhe ka thyer një xham. As në këtë rast nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Gjakovë, ku është arrestuar një shtetas i Serbisë, i dyshuar për dhunë në familje lidhur me një rast të raportuar të mërkurën, më 21.10.2026. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.