Vlora Çitaku, nënkryetarja e Kuvendit nga rradhët e PDK-se, i ka reaguar ashpër ambasadorit britanik në Kosovë për deklaratat e tij se, “u dënunan individë në Hagë”.

Çitaku ka thënë se ambasadori duket se nuk e ka lexuar fare aktakuzën, as nuk e ka përcjellur procesin dhe as aktgjykimin.

“Sepse këtu nuk bëhet fjalë për dënime për vepra individuale.

UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike.” – ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

Ambasadori britanik në Prishtinë, mes tjerash, paska thënë se: “Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme.”

Qartazi, Ambasadori i nderuar as nuk e ka lexuar aktakuzën, as nuk e ka përcjellë procesin, e as nuk e ka dëgjuar aktvendimin e Gjykatës.

Sepse këtu nuk bëhet fjalë për dënime për vepra individuale.

Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike.

Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Mundeni, përmes tij, me ble vullnet e paqe me Serbinë e me të tjerët.

Ne nuk kemi me heshtë derisa lufta jonë për liri të përshkruhet me gjuhën e kriminalitetit.

Nuk kemi me e pranu që historia jonë të rishkruhet për komoditetin politik të askujt.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.