Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij ndaj themelimit të Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar dhe se, po të kthehej pas në kohë, sërish do ta kundërshtonte votimin e saj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur në emisionin “ Adresa ”, tha se edhe sot do t’u bënte thirrje deputetëve që të mos mbështesnin krijimin e një gjykate të tillë.

“Edhe po të kthehesha prapë në kohë, prapë do t’u kërkoja të gjithëve mos me e votu një gjykatë të tillë, për shkak se një gjykatë e një etnie që nuk i ndjek kryesit e krimeve që kanë ndodhë në luftë, po i ndjek vetëm shqiptarët, ka qenë disi e palogjikshme”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj e lidhi kundërshtimin e tij me mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.