Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që Qeveria ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se “durimi ka arritur në kufi”.
Në natën e 14-të të protestës, Haziri tha se deklarata e miratuar nga 99 deputetë nuk e përmbush kërkesën e protestuesve, nëse nuk pasohet me ndryshime ligjore.
“Zero pasoja juridike. Zero! Kjo deklaratë, pa ligjin prapa saj, është fiks me na ushqy me lugë të thatë”, tha Haziri.
Ai iu drejtua drejtpërdrejt Kurtit, duke kërkuar që Qeveria të veprojë për projektligjin që, sipas tij, ndodhet në tavolinën e ekzekutivit.
“Kryeministër, në atë tavolinë ti nuk e ke thjesht një projektligj! Nuk është udhëzim i rëndomtë administrativ. Nuk është rregullore e zakonshme. Atë që keni mbi tavolinë është dinjiteti i këtij shteti!”, deklaroi ai.
Haziri paralajmëroi gjithashtu pjesëmarrje masive në protestën e 1 tetorit, duke thënë se “durimi ka arritur në kufi”.
Burimi origjinal
- Nacionale: “Durimi ka arritur në kufi”, Haziri kërkon nga Kurti ta procedojë ligjin për Specialen - NACIONALE
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.