Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, në protestën masive të sotme në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi të bazuar në prova dhe veprime konkrete institucionale për mbrojtjen e UÇK-së.
Në fjalimin e tij, Haziri iu drejtua veçanërisht rinisë, ndërsa kujtoi babain e tij, Xhavit Hazirin, i cili mungon që nga viti 1998 dhe për fatin e të cilit familja ende pret përgjigje.
“Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem! Hallall ju qoftë! Sepse kur ju shoh të lirë, në këmbë, duke mos harruar prej nga erdhi kjo liri, e kuptoj se sakrifica e tyre jeton te ju”
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.