Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuar është proces kompleksl.
Megjithatë, ai ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë.
Në prononcim për DW, ai ka treguar se në procesin e ndryshimit deputetët duhet të respektojë detyrimet që Kosova ka marrë përmes amendamentit kushtetues dhe nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës.
“ Deputetët e Kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, por me kusht që plotësimi dhe ndryshimi i ligjit të mos cenojë detyrimet që ka marrë Kosova në bazë të amendamentit kushtetues të përcaktuar me nenin 162 të Kushtetutës ”, ka thënë Miftaraj.
Sipas Miftarajt, për të siguruar që ndryshimet eventuale të kenë efekt dhe të mund të zbatohen në praktikë, procesi duhet të zhvillohet në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.
“ Çdo plotësim dhe ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës ”, ka deklaruar ai.
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.