Çështja Negreira ka marrë një tjetër kthesë të fortë, pasi Real Madrid i ka dorëzuar UEFA një dosje prej rreth 50 mijë faqesh, me dokumente, prova dhe dëshmi të lidhura me rastin që përfshin pagesat e FC Barcelona ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira.
Sipas raportimit të AS, Real Madridi kërkon që Barcelona të përballet me pasoja sportive dhe që t’i hiqen titujt e fituar gjatë periudhës së përfshirë në rastin Negreira, nga viti 2001 deri më 2018.
UEFA ndërkohë e ka riaktivizuar zyrtarisht procedurën disiplinore ndaj Barcelonës. Organizata evropiane ka konfirmuar se ka pranuar dokumentacionin e dorëzuar nga Real Madridi dhe se inspektorët e saj për etikë dhe disiplinë do ta shqyrtojnë atë në kuadër të hetimit.
Në qendër të çështjes janë pagesat prej rreth 8.4 milionë eurosh, të kryera nga Barcelona gjatë viteve 2001–2018 ndaj Negreiras, i cili në atë periudhë ishte zëvendëspresident i CTA-së. Megjithatë, çështja ende nuk ka përfunduar me një vendim përfundimtar gjyqësor.
Një nga pasojat e mundshme që po shqyrtohet nga UEFA është edhe përjashtimi i Barcelonës nga garat evropiane, nëse organet disiplinore arrijnë në përfundimin se ka pasur përpjekje për të ndikuar në integritetin e garës. Kjo mbetet një mundësi në kuadër të procedurës, jo një vendim i marrë ndaj klubit.
Pra, për momentin nuk ka vendim për heqjen e titujve apo përjashtimin e Barcelonës nga Champions League. Hetimi i UEFA-s është ende në zhvillim dhe Barcelona do të ketë mundësi të paraqesë argumentet dhe mbrojtjen e saj
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.