Bastian Schweinsteiger ka folur për formën aktuale të Kombëtares së Gjermanisë, duke thënë se skuadra nuk është më në nivelin që ishte dikur.

Ish-mesfushori gjerman e ka cilësuar ekipin si një skuadër mesatare.

“Ne nuk jemi më një skuadër e nivelit të lartë. Tani jemi thjesht një skuadër mesatare”, është shprehur Schweinsteiger.

Ai ka folur edhe për mundësinë që Jurgen Klopp të ndikojë në ndërtimin e një Gjermanie më konkurruese.

“Shpresoj që Jurgen Klopp të mund të ndërtojë një skuadër që luan futbollin e tij”, ka thënë ai.

Deklarata e Schweinsteiger vjen pas humbjes së Gjermanisë në shtëpi ndaj Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.