Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara ka zgjatur afatin për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, por jo aq sa ka kërkuar mbrojtja.

Mbrojtja kishte kërkuar që afati të zgjatej deri më 15 dhjetor 2026, duke përmendur gjatësinë dhe kompleksitetin e aktgjykimit, afatet e tjera procedurale dhe mungesën e përkthimit të tij në shqip.

Paneli e pranoi pjesërisht kërkesën, duke caktuar 27 nëntorin 2026 si afatin e ri për dorëzimin e njoftimeve për apel, si për Mbrojtjen, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Paneli vlerësoi se aktgjykimi prej 2,089 faqesh dhe kompleksiteti i çështjes përbëjnë arsye për shtyrjen e afatit, por kërkoi që ai të mos zgjatej deri më 15 dhjetor.

Ndërkohë, Paneli ka urdhëruar Zyrën e Regjistrimit që brenda 10 ditësh të raportojë për përkthimin e aktgjykimit në shqip dhe datën e pritshme të përfundimit të tij.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.