Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se partia e tij nuk është pjesë e negociatave për çështjet institucionale dhe se gjashtë pikat e saj janë të qarta.

Ramadani tha se diskutimi për presidentin tashmë është zhvendosur nga përmbajtja te forma.

“Domethënë s’ka mundësi për përmbajtje dhe i tërë qëllimi është forma, pra është fotografia”, deklaroi ai.

Ramadani kërkoi edhe vazhdimin e mbikëqyrjes parlamentare mbi institucionet e sigurisë, duke shprehur shqetësim për zhvillimet politike.

Burimi origjinal

Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.