Brohoritjet për Ratko Mlladiqin nga tribunat e stadiumit “Rajko Mitiq” në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi–Holandë, kanë marrë përgjigje ironike nga Luka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit.
Në një postim në platformën “X”, Mishetiq shkroi:
“Në ndeshjen e djeshme Holandë–Serbi në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe të dënuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq, duke pritur që holandezët të dorëzoheshin sikurse në Srebrenicë në vitin 1995. Kësaj here, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan 2-1.”
At yesterday’s Netherlands vs. Serbia match in Belgrade, Serbian fans chanted the name of convicted war criminal and genocidaire, Ratko Mladić—expecting the Dutch to capitulate like they did in Srebrenica in 1995. This time, the Dutch stood firm and won, 2-1. https://t.co/5nFd1umcXV — Luka Misetic (@MiseticLaw) September 28, 2026
Ratko Mlladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, për krime kundër njerëzimit dhe për krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Burimi origjinal
Ky tekst publikohet nga Redaksia e Raporti Sot me leje/licencë. Burimi origjinal është i lidhur më sipër.